Home Gjeo-Ekonomia Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shtuar së fundmi në “Bordin e Nderit”...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shtuar së fundmi në “Bordin e Nderit” një sërë personalitetesh të shquara të diasporës shqiptare.

Z. Lazim Destani, një biznesmen i suksesshëm shqiptar, filantrop, aktivist, humanist dhe një qytetar i botës, i cili me mirësjellje ka pranuar të shërbejë në Bordin tonë të Nderit për të mbështetur misionin tonë. Z. Destani është i njohur për kontributet e shumta të çmuara në ndihmë të çështjes shqiptare në mbarë botën dhe shquhet si një individ i respektueshëm në të gjitha aktivitetet dhe rrethet afariste, filantropike dhe patriotike, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve.

Z. Frank Shkreli, punoi për shumë vite për Shërbimin Shqip të “Zërit të Amerikës” dhe më vonë u emërua Drejtor i Divizionit Evropian, përgjegjës për të gjitha transmetimet radio dhe TV të “Zërit të Amerikës” në Evropë. Pas tërheqjes nga qeveria, ai u emërua Drejtor Ekzekutiv i “Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan” (NAAC), një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Uashington DC. Z. Shkreli është ndër shqiptarët e vlerësuar, me një personalitet të lartë dhe të respektuar për kontributin e tij në promovimin dhe mbështetjen e çështjes shqiptare në SHBA. Ai është autor i librit me tre vëllimeve “Demokracia nuk mund të presë”.

Z. Harry Bajraktari, shqiptar nga Nju Jorku, është një tjetër përzgjedhje në Bordin tonë. Ai ka një rol të spikatur në krijimin e lidhjeve dhe miqësive me drejtues të lartë institucionalë në SHBA dhe ka dhënë kontribut të çmuar në demokratizimin e Shqipërisë, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, si dhe kontribut të rëndësishëm për lirinë, pavarësinë e saj dhe më vonë njohjen ndërkombëtare të Kosovës si shtet sovran. Zoti Bajraktari është një tjetër patriot i vërtetë shqiptaro-amerikan që shquhet për vlerat universale të të drejtave të njeriut.

Dom David Xhuxha, shef i seksionit shqip të “Radio Vatikani”. Ai ka ndjekur dhe transmetuar zhvillimet historike shqiptare, si rënia e komunizmit në Shqipëri, pavarësia e Kosovës, si dhe zhvillime të tjera të mëdha në historinë e dekadave të fundit të shqiptarëve. Dom Xhuxha është autor i librit “Papa në Shqipëri”, një botim i cili hedh dritë jo vetëm në historinë e gjatë të vuajtjeve dhe mbijetesës së klerikëve shqiptarë, por edhe nderon shumë shqiptarë që luftuan fort për Paqen dhe Lirinë. Ai ishte pjesë e delegacioneve gjatë vizitave të Papa Gjon Pali II dhe Papa Franceskut në Shqipëri.

Këto personalitete do të shërbejnë në Bordin tonë të Nderit së bashku me ish-ambasadorin e SHBA, Theodore R. Britton Jr, një fitues i Medaljes së Artë të Kongresit me një lidhje dhe dashuri të gjatë për shqiptarët, Profesor Daniel Serwer, një mbështetës i madh i shqiptarëve dhe një nga arkitektët e paqes së “Marrëveshjes së Dejtonit”, si dhe një ish diplomat me përvojë nga Uashingtoni DC.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka gjithashtu kënaqësinë të njoftojë një prurje të re në Asamblenë e Përgjithshme, ish Ministren e Integrimit Europian, Znj. Klajda Gjosha, një grua e suksesshme me një karrierë mbresëlënëse. Ne besojmë fort se Znj. Gjosha do të jetë një vlerë e shtuar në përmbushjen e misionit të Këshillit.

11/21/2022 caaadmin 0 Comments

Tiranë, 21 Nëntor 2022

Share: