Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e plotë të kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret e opozitës të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
Ajo që bie në sy në listë janë bashkia e Elbasanit dhe e Shkodrës që kanë të regjistruar vetëm nga një kandidat në primare, përkatësisht Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, ky i fundit është kryetari aktual i bashkisë së Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Gara më e fortë në primare është për Tiranën ku në listë janë 7 kandidatë: Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.
Votimi për primaret e PD0-së do të mbahet më 4 dhjetor.
Në mbledhje, Berisha njoftoi se janë mbi 200 kandidatë që kanë regjistruar emrin për t’u bërë pjesë e primareve.







