Home KRYESORE Lajm i fundit/ Grida Duma lë mandatin e deputetes

Lajm i fundit/ Grida Duma lë mandatin e deputetes

Demokratja Grida Duma ka lënë mandatin pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Grida njoftoi lënien e mandatit.

Duma ka mbajtur postin e Zëvendësministres e Integrimit të Republikës së Shqipërisë nga tetori 2011 deri shtator 2013 në kabinetin Berisha.

Në vitin 2014 ajo u votua si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ndërsa në 2017 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për tu rizgjedhur si deputete më 25 prill 2021 me 8.7 mijë vota.

Top Channel

Share: