Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Marsela rrëmbeu trofeun e 23-të të edicionit të festivalit të këngës.
Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses , e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, u shpreh Marsela.
Çmimi i dytë shkoi për artisten Michela Palucan me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin më këngën “Kalimtar”.
Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5, ndërsa Martin Pano u vlerësua si ‘Artisti i ri më i mirë’ me këngën “Një si ti”.
Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e së shtunës, në Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.
Në finale nuk munguan të ftuarit surprizë, si kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams apo producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez. Ndërsa një performancë speciale përcolli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea.