Si e diel që është njeriu nganjehere rrethohet nga deshira per te medituar rreth asaj gjendjeje ne te cilet ndodhet vet dhe shoqëria . Sa je i ri , shpeshherë te ndodh të jesh “ ku rafsha mos u vrafsha “ 😜
Por kur je prind është paksa ndryshe .
Çdo prind ka patur raste që ka qarë në errësirë, ka fjetur me flokë të palarë ose pa larë dhëmbët apo ka menduar edhe se si do të ishte sikur të kishte përsëri jetën e vjetër, vite përpara ?
Ka pirë kafen të ftohtë; ka dalë nga dushi me nxitim sepse ka dëgjuar fëmijën duke qarë, ka ngrene cokollate fshehurazi, ka menduar se është e këputur nga lodhja; ka qene krenare për femijen qe ka sjelle ne jete ;ndonjehere ka humbur durimin dhe i ka bertitur pastaj eshte ndjere si nëna më e keqe në botë dhe ka deshiruar të mos ishte nënë !!
Çdo nënë është ngritur në mes të natës për të parë nëse foshnja po merr frymë; është emocionuar nga buzëqeshja e parë, fjala e parë, gjesti i parë i dashurisë të kthyer në mënyrë reciproke.
Ka filluar të shohë për herë të parë merimangat në tavan; ka filluar të fshehë pluhurin nën qilim; ka filluar t’i kërkojë falje me vete te gjitha nënave që i ka gjykuar para se të bëhej vetë nënë.
Lotë lumturie shoqërojnë çdo shikim mbi fotot e fëmijës së porsalindur dhe kështu koha kalon shumë shpejt. Ajo shikon me butësi femijen që fle në paqe në krahët e saj dhe ndihet e mbushur plot dashuri.❤️
Të gjitha rrethanat që ne përjetojmë, emocionet që përjetojmë, sukseset dhe dështimet e përditshme – larg përcaktimit nëse jemi një nënë e mirë apo e keqe, një baba i mirë apo i keq, një gjysh apo gjyshe e mirë pae e keqe . Keto janë thjesht prova ose dhurata të vogla apo të mëdha që marrim gjatë udhëtimit tonë dhe që na ndihmojnë vazhdimisht ne proçesin e bërjes së nënave më të mira, baballarëve apo gjysherve me te mirë që mund të arrijmë të jemi. ”
Keto ishen mendimet që me kapluan teksa po meditoja përballe muzuk dhe detit që po më shoqëron .
Nje mbremje te qetë ju uroj ! 🌟🌟