Pedagogët i kanë lënë edhe një ditë kohë qeverisë, si afat të fundit për të marrë një përgjigje pozitive rreth kërkesave të tyre për përmirësimin e kushteve të punës.
Ata kanë bërë me dije se nëse deri nesër në orën 16:00 nuk od të marrin një përgjigje, atëherë situate do të avancojë, ku pritet të futen në një grevë simbolike një numër prej dhjetë pedagogësh.
Deklarata e Sandër Kovaçit, kreu i SPUSH:
Neser ne 16:00 perfundon afati i vendosur nga sindikata e pedagogeve ndaj qeverise. Neser ne 16:00 do mblidhen dhe do vendosin se cfare vendimi do marrin. Por deri tani e kane qe nese nuk do kete pergjigje pozitive nga ana e qeverise, do futen ne greve simbolike, ku ka nje nr te kufizuar pedagogesh qe do marrin pjese, do jene 10 persona.
Një ditë më parë Sindikata e Punonjësve të Universiteteve protestoi para Korpusit Universitar. Pedagogët e nisën vitin e ri akademik me protesta për kushte më të mira dhe rritje pagash, duke bojkotuar mësimin në universitetet publike.
Bojkoti është mbështetur nga pjesa më e madhe e pedagogëve në fakultetet në Tiranë, por ka dhe nga ata që nuk janë bërë pjesë. Pavarësisht se kanë kaluar disa javë që nga nisja e vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është në dorën e universiteteve për rritjen e pagave për profesorët.
Top Channel