Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Një prind fatkeq nuk jeton më, ndërsa e shoqja dhe fëmijët e...

Një prind fatkeq nuk jeton më, ndërsa e shoqja dhe fëmijët e tij po e kanë nevojë për ndihmë!

Jeta a nje njeriu nuk vlen asgje ne Shqiperi

Nga Smeralda Çaça

FATION DAPI, djali nga Kavaja, per te cilin bera nje apel* modest para pak ditesh, per vemendje publike teksa dergjej ne spital, nderroi jete sot ne mgjes. 💔


U prehsh ne paqe o njeri i mire!🤲😪😪😪 Allahu e meshirofte shpirtin tend te perulur, qe e deshi aq shume jeten, femijet e tu dhe gruan tende te re, Miranden.

U perpoqe aq shume per femijet e tu, per t’u bere nje çati mbi koke, aq sa le shpirtin aty deri ne ditet e fundit, kur semundja e rende shpertheu duke te marre jeten kaq shpejt, vetem 38 vjeç.

Ti kerkove ndihme te une, e une kerkova ndihme per ty, por fjalet tona rane ne veshet e shurdher te fondacioneve humanitare, gazetareve, e mediave indiferente dhe njerezve qe nuk te moren asnjehere seriozisht.

Une te thoja shkruaji shoqatave, mediave se te pergjigjen, se historia juaj eshte kaq e dhimbshme, sa çdokush do solidarizohej me ju per ndihme, por historia jote nuk arriti kurre ne vemendjen e tyre, sepse lajmet e showbizit e te skandaleve publike, kane me teper rendesi se jeta nje njeriu, BABAIT te 6 FEMIJEVE te mitur. 💔💔💔

Une sot jam e pikelluar 😪 dhe me e zhgenjyer se ti, nga fondacionet, mediat e gjithçka ne ate vend. Ata nuk i pergjigjen thirrjes se nevojtareve, as kur jane duke vdekur. Mediave, Sidrit Bejleri, Arber Hajdari, Marin Memes, etj, te cileve iu lutem kaq shume bashke me djalin tend te mitur, te cileve u shkruam te sensibilizonin rastin tend, ne nje vend ku shteti eshte inekzistent, te gjithe te nenvleresuan, sepse ti ishe teper i varfer, pa miq e te aferm te fuqishem, qe te lobonin per ty. Ndjenja e racizmit dhe indiferences ishte me e forte se humanizmi per te cilin shfaqen ne TV.

I more me vete tek Zoti vuajtjet dhe endrrat e tua, me koken pas te femijet e tu te mitur, qe jane ne traume per humbjen e njeriut me te shtrenjte, babait te tyre qe u jepte force, qe siguronte kafshaten e gojes dhe enderronte nje jete normale ne Shqiperine tone te amortizuar.

Nje vend qe nuk te dha as asistencen sociale qe e kerkove aq shume, sepse kishe nje motorçiklete te prishur ne sistemin e bashkise, e cila konsiderohet pasuri.

Permes aktit te aktivizmit qytetar, si individ dhe shoqeri civile, te cilin nuk kam ku ta ndaj tjeter, perveçse ne kete dritare te vogel fcb-u, u angazhova me mish e me shpirt per ty, aq sa kisha besim se diçka do behej, se do t’ia dilje, por ti mbete vetem. Spitali dhe shoqeria te braktisen ne meshire te morfines dhe qetesuesve, nderkohe qe kishe nevoje per trajtim urgjent dhe te specializuar. Sepse duheshin shume para, qe ti nuk i kishe.😪

I lutem Zotit 🤲, qe largimi yt nga kjo bote te behet shkak qe femijet e tu te mitur te marrin vemendjen e munguar nga shoqeria, mediat dhe shoqatat humanitare dhe shteti, ah shteti!!!

I drejtohem kujtdo qe ka mundesi te ndihmoje dhe kujtdo qe do te beje sevap per kujtimin e te dashurve qe nuk i ka me, t’i bashkohet kesaj thirrjeje solidare per t’iu gjendur prane kesaj familjeje te vuajtur ne diten e tyre me te veshtire!

Nr. kontakti:+355 69 564 7690 Miranda Dapi


Allahu ua shperblefte te gjithe atyre qe ndihmuan heren e pare per ndertimin e nje banese modeste per kete familje me nevoja ekstreme dhe kujtdo qe mund t’i ndihmoje ne vazhdim.🤲

Duke filluar nga vetja, me ndihmen prej 500 eurosh per shpenzimet e varrimit, i drejtohem te gjithe shpirtrave te mire (pa i rene me qafe askujt qe ka hallet e veta), por vetem atyre qe kane mundesi te solidarizohen me dhimbjen e kesaj familjeje te deshperuar per humbjen e njeriut te shtrenjte dhe te ardhmen e veshtire qe i pret.💔

Shënim: Marrë nga faqja e autores në Facebook

Share: