Home Gjeo-Ekonomia Përfundon takimi i Kurtit me liderët e opozitës, Abdixhiku: Qeveria pa plan...

Përfundon takimi i Kurtit me liderët e opozitës, Abdixhiku: Qeveria pa plan konkret për të dalë nga situata, nevojitet koordinim me SHBA

Ka përfunduar takimi që zgjati rreth dy orë mes kryeministrit Albin Kurtit dhe lidereve të opozitës pë çështjen e situatës në veri të Kosovës.

Kryetarët e PDK dhe LDK thanë që nuk janë shumë të sigurt në planin e Qeverisë për situatën në Veri dhe nëse ka ndonjë plan të tillë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nga takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti ka dal pa mësuar ndonjë plan konkret për hapat që duhet ndërmarrë për të nxjerrë vendin ka situata në të cilën ndodhet.

Sipas Abdixhikut, është jetike që Kosova të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Destabilizimi buron nga sjelljet e Beogradit dhe Vuçiçit. Është jetike që Kosova të deklarohet me aleatët e vet. Ne kërkojmë që kjo Qeveri e Kosovës të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe aleatët e vet. Sot është akt patriotik që të kërkohet koordinimi me ShBA-në… Nuk ka koordinim të tillë sepse nuk ka një deklarim të tillë. Dhe, i treguam kryeministrit që temën me Serbinë të mos ta bëjmë temë të diskutimit të brendshëm sepse partitë në këtë pikë janë në një pike. Në këtë takim nuk kuptuam diçka shumë më të re sesa deklarimet publike që kryeministri i ka bërë tanimë, dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional, juridik e gjyqësor në veri të vendit”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se ‘papjekuria e qeverisë nuk ka mundur të shmang situatën në të cilën sot ndodhet vendi’.

Kreu i PDK-së tha se doli i pasigurt nga takimi nëse qeveria e di se në çfarë rruge ka hyrë dhe se çfarë duhet të ndërmarrë, pas vendimit për targa.

“Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe për procesin e dialogut, edhe për propozimin franko-gjerman. Por, në vend se të fokusohemi në një marrëveshje finale Kosovë – Serbi ne sot po merremi me tema të tjera. Fatkeqësisht s’kemi përgjigje. Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që qeveria e dinë se në çfarë rruge ka hyrë dhe sesi të dal nga kjo situatë duke e ruajtur territorin e Kosovës. Unë ia shpreha kërkesën e PDK-së, se Kosovës i duhen veprime dhe vendime të përgjegjshme, që e ruajnë sovranitetin e Republikës. Për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së, qoftë në Kuvend apo përmes çdo mundësie që ne e kemi”, tha Krasniqi .

Më herët kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj braktisi takimin me kryeministrin Albin Kurti me liderët e tjerë të opozitës.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.“- tha Haradinaj pas braktisjes së takimit.

Top Channel

Share: