Home KRYESORE Përroi mori përpara makinën/Shpëton vajza, nuk gjendet babai dhe djali

Përroi mori përpara makinën/Shpëton vajza, nuk gjendet babai dhe djali

Policia ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku një automjet është marr përpara nga Përroi i Thatë.

Bëhet me dije rrjedha e ujit ka marr 2 persona, babë e bir, ndërsa ka shpëtuar vajza e familjes, e cila është ndihmuar nga një banor i zonës.

Njoftimi

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F1190779351873904%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share: