Pasi policia i ndaloi PD zhvillimin e protestës më datë 6 Dhjetor para kryeministrisë ka reaguar deputeti Flamur Noka.
Noka ka thënë për Klan News se protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90 dhe se askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar.
Më tej Noka njofton se në bazë të ligjit protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi.
“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi”-tha Flamur Noka për Klan News.
Në shkresën që policia i drejtoi Partisë Demokratike thuhej se në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 Dhjetor në Tiranë në vendin e njoftuar për mbajtjen e tubimit janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe do të jetë brenda perimetrit të sigurisë.
Sipas policisë, zhvillimi i protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë, cënon sigurinë kombëtare dhe atë publike.