Home KRYESORE Anulimi i grantit 28 mln euro/ Ambasadorja e BE tregon arsyen: Ndryshuan...

Anulimi i grantit 28 mln euro/ Ambasadorja e BE tregon arsyen: Ndryshuan kushtet e investimit

Teksa vizitoi sot Shkodren, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka sqaruar anulimin e anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit me vlerë 28 milionë euro.

Hohmann tha se anulimi erdhi për shkak të ndryshimit të kushteve të investimit.

Zyrtarja e lartë Evropiane vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër si pasojë e motit të keq, ku tha se çdo euro e investuar në parandalim tw katastrofws kursen 100 euro të tjera të investuara në pastrim pasi të ketë ndodhur përmbytja.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është gjithmonë aty dhe nuk i ikën problemeve dhe do të vijë në ndihmë për zhvillimin e kapaciteteve në mënyrë që të ketë reagim më të shpejtë.

“Sot jemi në Shkodër. Kemi ardhur në zonën që ka pësuar katastrofë dhe humbje nga përmbytjet e fundit. Jemi për të parë situatën e familjeve. Jemi këtu për të folur për mbrojtjen e familjeve. Çdo euro e investuar në parandalim kursen 100 euro të tjera të investuar në pastrim pasi të ketë ndodhur katastrofa. Mbajtja pastër e kanaleve të kullimit, pastrimi i tyre para kohe është një masë shumë e rëndësishme që të parandalohet kjo përmbytje, por natyrisht nuk është e mjaftueshme siç mund ta shohim. Edhe bashkia Shkodër ka bërë kërkesë të marrë imazhe, pamje satelitore në mënyrë që të kuptojë situatën në komunitet. BE është këtu nuk u ikën problemeve. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje. Në të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë.

Është një përgjigje shumë e thjeshtë, ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë”- tha Christiane Hohmann.

Ditën e djeshme Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të tërhiqet nga investimi i projektit për portin e Durrësit. Granti 28 mln euro, ishte parashikuar që të mbështeste realizimin e projektit për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit.

Investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.

Top Channel

Share: