6 muajt e parë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore rezultuan një dështim.
Aktorët politik u ulën sërish përballë njëri tjetrit për ndryshimin e rregullave elektorale por konsensusi duket i vështirë. Pengesë këtë herë është sherri brenda radhëve te demokratëve të cilët nuk e kanë gjetur ende gjuhen e përbashkët dhe bashkimi për zgjedhjet e 14 majit duket misionin i pamundur.
“Jemi pesë muaj e gjysmë para zgjedhjeve. po cenoni standardin e zgjedhjeve vendore.”- tha Oerd Bylykbashi.
Më komod ne konfliktin brenda llojit, duken socialistët të cilët sherrin e demokratëve e shohin në rolin e spektatorit.
“Nëse doni nuk i miratojmë fare shkojmë në zgjedhje siç jeni. Ne jemi komod.”- tha Gjiknuri.
Drafti i hartuar nga eksperti që përfaqëson në komision e reformës PD-në që ka vulën dhe logon e partisë u bë shkak i përplasjes në kampin e opozitës pasi dokumenti nuk kishte marrë më parë pëlqimin e partive te tjera opozitare.
“Zoti Alibeaj, ti aty je përfaqësues i opozitës, duhet të unifikojmë qëndrimet”- tha Mediu.
“Ne kemi të përbashkët kundërshtinë ndaj mazhorancës. Janë këta që vjedhin zgjedhjet… ta harroni që eksperti im nuk do të punojë pasi dikush tjetër kërkon që të konsultohet me parë me te.”- tha Alibeaj.
Në shenjë proteste një pjesë e opozitarëve braktisën sallën, ndërkohë që dy bashkëdrejtuesit e komisonit Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri vijuan të pashqetësuar punën duke dëgjuar njëri pas tjetrit propozimet e eksperteve të tyre.
Top Channel