Britanikja “The Sun” ka intervistuar një çift që jeton në një fshat të Shkodrës, i cili ka ndërtuar shtëpi me parate e sjella nga djali në emigracion.
Ai thotë se nuk mund ta përfundoje plotësisht shtëpinë sepse në fshat nuk ka punëtorë, pasi të gjithë kanë ikur në Angli.
Për “The Sun”, Sait Shabaj dhe gruaja e tij Xheridja kanë treguar se shtëpinë e kanë ndërtuar me paratë që djali ka dërguar nga Angli, pasi shkoi atje në mënyrë të jashtëligjshme. Nimeti, 30 vjeç ka shkuar drejt Britanisë përmes një kamioni, duke u fshehur në pjesën e pasme të tij. Por tashmë, drejt Anglisë ka udhëtuar dhe punëtori ata kishin punësuar për ndërtimin e godinës.
Me kopshtin me pemë portokalli dhe pamje mahnitëse mbi një luginë lumi, rezidenca rozë është padyshim më madhështorja në fshat, shkruhet në artikull. 70-vjeçari dhe gruaja e tij 53-vjeçare shpresonin se djemtë që janë emigracion do të kthehen pasi të përfundojë ndërtimi i shtëpisë. Po të tre djemtë ua kanë bërë të qartë se kthimi në vendlindje nuk është në planet e tyre.
Zona të mëdha të Shqipërisë po braktisen nga të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për paga më të larta, ndërsa Britania e Madhe është bërë destinacioni më popullor për ta. Shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët janë grupi më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin e rrezikshëm të Kanalit me varka të vogla, thuhet në artikull.
Top Channel