Home KRYESORE Trishtimin e kësaj dite e shpagoftë zoti!

Trishtimin e kësaj dite e shpagoftë zoti!

Nga Zhaneta Barxhaj

Ju lutem mos i postoni më këto video apo foto… a keni pak humanizëm mor zot. Po çfarë është kjo dhunë mbi dhunë… Çfarë është kjo çmenduri për të sharë infermieren njësoj si familjen e asaj zonje.

A mendoni para se flisni, para se postoni, para se të na bombardoni me prekjen tuaj të thellë, që e ktheni prapë në dhunë?! Pikërisht prej kësaj thuhet që “ dhuna prodhon dhunë”… ndaj mos na dhunoni më… Se i kam parë sheshet kundra dhunës sesa janë mbushur…

A e dini çfarë është alzheimer ju moralistat?!

Alzheimer është një nga sëmundjet e shekullit dhe studime të tëra kryhen për ta mundur… Por, deri më tani të gjithë jemi të rrezikuar dhe të pafuqishëm ndaj saj, pasi asnjë studim nuk ka arritur të gjej zgjidhje….

Kush ka fatin e keq ta ketë në familje, e kupton që është një sëmundje që nuk menaxhohet lehtë. Pasi arrijnë një pikë, duan kujdes të specializuar, ndaj shumë fëmijë detyrohen të bëjnë këtë zgjedhje, duke paguar jo pak.

Ndaj moralin mund ta kurseni, duke uruar mos t’i bjerë askujt për pjesë se jemi të gjithë përballë këtij rreziku, por për arsye se këtu tek ne nuk bëhen as statistika as studime, ndoshta njerëzit nuk i dinë shifrat e frikshme në çdo vend të botës mbi këtë sëmundje.

Kjo ngjarje duhet të shkund edhe institucionet këtu për të rritur kontrollet në shtëpitë e të moshuarve dhe jetimëve. Se ngaqë jemi popull trimash e tregojmë forcën vetēm me shtresat më të pambrojtura… se me ndonjë më lart rrimë sus bubi…

Trishtin e kësaj dite e shpagoftë zoti!

Share: