Home Gjeo-Ekonomia Zgjerohen protestat kundër masave kufizuese në Kinë

Zgjerohen protestat kundër masave kufizuese në Kinë

Në Kinë janë intensifikuar protestat kundër masave parandaluese të pandemisë së COVID-19.

Zgjerimi i protestave ndodhi pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Shangait për të kujtuar viktimat dhe për të demonstruar kundër kufizimeve. Mediat raportojnë se shumë prej tyre u dëgjuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit Xi Jinping.https://fb8390595ec1a7e91b04be74d9b44d8d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlBllokimi i blloqeve të banimit është thënë se ka qenë arsyeja për vdekjet e shkaktuara nga zjarri.

Ndërsa autoritetet kineze mohojnë bllokimi i blloqeve të banimit ishte shkaku, zyrtarët në Urumqi bënë një kërkimfalje të pazakontë të premten dhe u zotuan të “rivendosin rendin” duke hequr gradualisht kufizimet.

Në protestën që u zhvillua në Shangai, qyteti më i madh i Kinës dhe një qendër globale financiare, disa njerëz u panë duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule për viktimat.

Të tjerë u dëgjuan duke bërtitur parulla të tilla si “Xi Jinping, largohu” dhe “Partia Komuniste, largohu”.

Disa mbanin gjithashtu pankarta të bardha bosh.

Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.

Një grup protestuesish mbajti fletë të zbrazëta – një akt që është bërë simbol i kundërshtimit kundër censurës kineze – dhe u filmuan duke kënduar këngë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë.

Protestat e fundit vijnë pas vendosjes së vazhdueshme të masave kundër shpërndarjes së COVID-19. Kina ka vendosur një politikë ‘zero covid’, kryesisht për shkak të nivelit relativisht të ulët të vaksinimit dhe një përpjekje për të ruajtur të moshuarit.

Kina është vendi i vetëm nga ekonomitë më të mëdha botërore që ende aplikon masa të tilla kufizuese në luftën kundër pandemisë së COVID-19./ Radio Evropa e Lirë

Share: