Home Gjeo-Ekonomia A do e njohë Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim dialogun...

A do e njohë Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa po ashtu theksoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani. Ai është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Diplomati grek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

“Mbështesim diskutimin Prishtinë- Beograd për dialogun dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme… Është e rëndësishme të zbatohet ajo që është arritur, ky ishte edhe mesazhi për Beogradin dje. Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për te gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë”, tha ai.

Nga ana e saj Gërvalla u shpreh se roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë.

Share: