Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit finalizuan një marrëveshje ditën e sotme për një lidhës elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në teksa bota është në krizë për furnizimet me energji të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon nën Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.
Kjo marrëveshje vjen pasi Hungaria, e cila ka lobuar shumë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, po kërkon burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.Azerbajxhani planifikon të eksportojë energji elektrike nga fermat e erës në det të hapur në Evropë përmes Gjeorgjisë, një kabllo nën Detin e Zi dhe më pas në Rumani dhe Hungari.
Zyra e presidentit rumun Klaus Iohannis tha në një deklaratë të premten se marrëveshja midis katër vendeve do të sigurojë “kornizën financiare dhe teknike” për projektin e kabllove elektrike nënujore.
Projekti do të synojë të diversifikojë furnizimet me energji dhe të rrisë sigurinë rajonale të energjisë, thuhet në deklaratë.
Top Channel