Home Gjeo-Ekonomia Balluku: Bazë e detare e NATO-s në portin e ri të Durrësit

Balluku: Bazë e detare e NATO-s në portin e ri të Durrësit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, se një bazë detare e NATO-s do të vendoset në portin e ri të Durrësit, me kërkesë të tyre. “Ata kanë kërkuar për Pashalimanin, kështu që ne i kemi kërkuar NATO-s të konsiderojë pjesë në protin e ri”, tha Balluku duke shpjeguar që në Pashaliman nuk mundësohej për shkak të parametrave teknikë.

Njëkohësisht, Balluku ka shpjeguar edhe detaje për aktivitetin në portin tregtar të Durrësit ku tha se do të përpunohen edhe anije të rënda, për shkak të përmasave të kanaleve.

“Porti i vjetër dhe porti i ri janë një projekt i integruar, që të dyja kanë një vartësi nga njëra -tjetra. Ne kemi kërkuar që në fillim lëvizjen e protit të Durrësit, për ndotjen, për mallrat, etj.

Ne do nisim mënjehërë nga puna. Në jënar hapet gara pasi është vendosur që 46% e financimit të buxhetit të shetit të jepet për financimin, ndërsa 54% të jepet nga kompania që e ndërton, i cili do të mbështetet me rimbursim të Autoritetit të Portit të Durrësit nga menaxhimi. Loti i parë është më i rëndësishmi, sepse ngremë kanalin, ngremë basenin.

Diferenca e portit aktual me portin e ri është që ky është një port nga ana inxhinierike komplet i konceptuar ndryshe. Kalatat janë brenda në tokë duke hequr mundësinë e mosoperimeve gjatë motit të keq.

Ky kanali është 16 metër i thellë, ndryshe nga porti aktual që është 8-11 metër, që lejon mjetet e rënda”, tha Balluku./Opinion.al

Share: