Home Gjeo-Ekonomia ASOCIONET SERBE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS! Qendrimi Zyrtar i Akademisë ‘RRËNJËT TONA”

ASOCIONET SERBE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS! Qendrimi Zyrtar i Akademisë ‘RRËNJËT TONA”

Dihet sesi historikisht superfuqitë e Europës, po ashtu dhe Fuqitë e saj, dhe akoma më keq fqinjët e sotëm i kanë rënë kufijve dhe sovranitetit të popujve ilirë, dardanë, arbnor, çamiot e shqiptarë! Ndoshta atherë lufta dhe shpata mbizotëronte më shumë se paqeja, por në ditët e sotme ku paqeja e fjala kryeson e drejton, si mundet shteti i Kosovës të vuajë përjetësisht ‘Gozhdën e Nastradinit’ (asocionet) të ngelur nga paketa e Ahtisarit, duke e bërë Kosovën të varur nga Kushtetuta serbe?! Kur asnjë nga shtetet e tjera evropiane me probleme të ngjashme si Rusi, Norvegji, Suedi, Poloni, Vendet Balltike, Francë, Itali, Spanjë, madje dhe vetë Finlanda e Ahtisarit nuk i kanë këto asociono?! Me mijëra rusë jetojnë si shtetas përkatës të shteteve si Finlandë, Estoni, Lituani apo me mijëra austriakë banojnë dhe jetojnë në Bolxano të Italisë apo suedezë në Finlandë, por askush prej tyre nuk e ka të ligjëruar asocionit nga janë, por shtetas i barabartë aty ku janë.

Pse kështu më serbët e Kosovës? Pse duan ta rraskapisin edhe më këtë popull? A nuk i është mjaftuar Evropës, si toka dhe njerëzit dardanë, ilirë dhe epirot apo arbnorë e shqiptarë, që me to kanë formuar si gjindje dhe si toka për shtetet e reja evropiane. Sa do të vazhdojë ky kalvarë mundimesh e cfilitjesh për popujt e trungut ilir-epir, dardanë-arbnorë deri te ky i sotmi shqiptar i Shqipërisë apo shqiptar i Kosovës?!

Po pse edhe për Shqipërinë? Sepse paketa e detit, ku kufiri me shtetin jugor vjen deri në Kepin e Gjuhëzës në Karaburun, ku dy bashkitë e Rep. së Shqipërisë, si Bashkitë Himarë dhe Finiq së bashku me të ashtuquajtura minoritare sa vjen e më shumë fshatra në Gjirokastër janë më tepër se asocion për shtetin jugor apo po aq ‘Gozhdë e Nastradinit” për fqinjin jugor.

Ndaj, ne i drejtohemi së pari Qeverisë shqiptare që duke iu drejtuar historisë të vërë pushtetin e sotëm mbi të kaluarën, dhe pastaj të kaluarën ta përdor për pushtet të sotëm dhe të përcaktojë marrëdhëniet me të tjerët për të ardhmen.

Me këtë motiv i drejtohemi, po ashtu, edhe shteteve evropiane – boll më – me hir e me pahir, me luftë dhe me paqe, me diplomaci e me hile të vazhdoni të shkëpusni thela nga territoret integruese e sovrane të shteteve me popullsi shqiptare!

Po me këtë motiv i drejtohemi, po ashtu, edhe shteteve fqinjë ‘enough is enuogh’, sepse mbase thekët e tokave, të gjuhës, të etnokulturës dhe të histporisë së popujve ilirë, epirë, dardanë, arbnorë e shqiptarë u janë dashur për të ndërtuar tokat dhe shtetet tuaja thjeshtër dhe thjesht fetare, por zemrën e këtyre popujve nuk mundet kurrë t’ja u lëmë të na e merrni.

Ftojmë Akademinë tonë të Shtetit, si dhe Akademitë e tjera shqiptare, po ashtu edhe dashamirës të shumtë kudo që janë, të shprehen për kësi rasti, ndoshta pas një organizimi dinjitoz dhe me vlerë, atë që bënë elitat shqiptare si më 1878 dhe 1913, letrat e të cilave na mbrojtën ashtu dhe kështu si jemi sot.

Share: