Home Gjeo-Ekonomia BE miraton tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën

BE miraton tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Kështu është bërë e ditur nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian përmes Twitter-it.

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha është shprehur se ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap, i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Pas miratimit të tekstit nga ambasadorët e BE-së, çështja e liberalizimit kthehet sërish në Parlamentin Europian për të votuar.

Më pas ambasadorët e BE-së do të duhet të votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave dhe po ashtu me shumicë të thjeshtë edhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

360grade.al

Share: