Nga Sevim Arbana
Sot u mbyllen 16 Ditet Nderkombetare kunder Dhunes ndaj Grave.
Sot e gati 30 vite, cirremi dhe luftojme, qe kjo plage; Dhuna, te zhduket e te mos flitet me per te.
Sot e 30 vite, grate jo vetem jane dhunuar, po vrasja e tyre, tashme s eshte nje rastesi.
Dhe ne, grate, kemi anatemuar, shigjetuar burrat.
Me te drejte.
Kemi harruar qe keto burra, i edukojne nenat.
Ka ende shume gra, qe rreshtohen ne nje llogore me dhunuesit, vrasesit.
Mos u cudisni. Po.
Sot, pas disa perpjekjesh per te shpetuar nje grua te dhunuar prej vitesh nga bashkeshorti dhunues, i cili 3 here ka hyre e ka dale nga burgu, gjykata dhe avokatja , qe presupozohet te mbrojne viktimen, iu versulen asaj.
Behet fjale per nje denoncim dhune, kercenim me jete, ne nje fshat, Cernaleve, Komuna Shishtavec-Kukes.
K.XH, viktime e nje dhune te gjate, kercenohet nga kunati, i cili ne emer te burrit, e kercenon me jete.
VIktima K.XH, na drejtohet ne.
Policia e Komunes Shishtavec, polici A. N, tregohet i gatshem dhe shume i preokupuar. SIpas ligjit ai e drejton dhe e ndihmon viktimen, ne gjykate per te marre UM.
C ndodh?
Avokatja, bashke me gjyqtaren, tallen dhe nenvleresojne situaten e gruas, dhe avokatja i thote qe eshte pamundur te te jepet UM pasi s ka krim.
Gjyqtarja mbeshtet paaftesine e avokates dhe viktima, qe jeton me frike, qe shumicen e hereve fle neper fqinje, qe merr vetem 22 mije leke(te vjetra ) ne muaj, qe krahas varferise ekstreme , perballet me mungesen totale te kujdesit ligjor, sot ndodhet e vetme dhe pa asnje perkrahje
Avokatja dhe gjyqtarja, presin qe ajo te shkoje ne gjykate ose e gjymtuar, e gjakosur, ose te jete vrare.
Ndaj, sot , me shume se kurre, jam e bindur, qe edukimi i burrave, duhet te filloje nga edukimi i grave.
Zero tolerance ndaj cdo dhune dhe ndaj cdo mbeshtetesi apo neglizhuesi te ketij fenomeni qe ka vrare aq shume gra!