Home Gjeo-Ekonomia Ekonomistët qenkërkan si fëmijët mbretëror. Cfarë ato bëjnë është e rëndësishme ,...

Ekonomistët qenkërkan si fëmijët mbretëror. Cfarë ato bëjnë është e rëndësishme , por ata nuk dënohen kurrë për gabimet e tyre!

Rubrika: Të shpjegojmë thjesht ekonominë!

Nga Irena Beqiraj

Si të tingëlloni një Ekonomist i mirë?!

Si sot 12 vjet me parë, në Dhjetorin e largët të vitit 2010 një student më shkruante : Profesoreshë , vitit tjetër dua të tingëlloj një “ekonomist i mirë” në cdo argument. A keni ndonjë këshillë ?

Lista e dhjetëve këshillave të mia ishte :

  1. Sa herë t’ju ofrojnë argumentin “kjo është falas” , përgjigju se “nuk ka asnjëherë drekë falas. Kjo botë duket e mbushur me gjëra të lira problemi është se kushtojnë shtrenjtë”
  2. Justifikoni çmimet e ulta edhe të larta me ligjet e kërkesës ofertës . Edhe një papagall po ti mësonte këto dy ligje do të quhej ekonomist.
  3. Pavarësisht nëse jeni pro apo kundra qeverisë, kujtohu që në te gjitha rastet ajo mbetet shpenzuesja më e shkujdesur . Adam Smith thoshte : Përfaqsuesit e qeverisë e konsiderojnë pasurinë e zotërisë së tyre ( publikut ) si të pashtershme; janë të pakujdesshëm me çfarë çmimi blejnë dhe me çfarë çmimi shesin.”

4.Mbroni cdo vendim ekonomik që keni marrë duke argumentuar se “kostoja e vendimeve alternative ishte më e lartë”.

  1. Sa herë që ekonomistët flasin për parashikime ekonomike kujtohuni që ” parashikimet ekonomike kanë vetëm një funksion , të rrisin respektin për astrologjinë. Ndaj kur një ekonomist përdor shifra me presje dhjetore për parashikimet tregon që ka sens humori.
  2. Cdo shpjegim ekonomik ka dy anë. Ndaj ekonomistët përdorin shpesh arsyetimin “nga njëra anë…por nga ana tjetër” . Aq shumë ishte lodhur nga kjo shprehje Harry Turman (ish President i SHBA-së) sa fillojë të kërkonte një ekonomist të një anëshem ( Give me a one-handed Economist. All my economists say ‘on hand…’, then ‘but on the other.)
  3. Justifikoni dëshirën tuaj për të blerë rroba Italiane, verë franceze , apo makinë gjermane duke ju referuar, “avantazhit krahasues”

8.Kur ju pyesin si ka mundësi që ekonomia rritet por ju ankoheni se po konsumoni më pak kujtohu që në ekonomi ” madhësia e byrekut nuk ka lidhje fare me sa konsumoni ju “.

9 .Për të hedhur poshtë çdo fakt të papërshtatshëm për argumentin tuaj , referojuni evidencave ekonometrike ” ato janë të paqarta për shumicën e cështjeve”

10.Dhe së fundi, mënyra më e besueshme për t’u dukur si një ekonomist është të mbani mend se, pavarësisht nga tema, ” cdo gjë vërtitet gjithmonë rreth me ekonomisë.”

Edhe e dini si mu përgjigj ?

Faleminderit Profesoreshë . E kuptova ! Ekonomistët qenkërkan si fëmijët mbretëror. Cfarë ato bëjnë është e rëndësishme , por ata nuk dënohen kurrë për gabimet e tyre.

🤣🤣🤣🤣🤣🤣.

Share: