Home Gjeo-Ekonomia Fermerët kthehen në konsumatorë/ Nuk prodhohet më qumësht! Loja me taksat dhe...

Fermerët kthehen në konsumatorë/ Nuk prodhohet më qumësht! Loja me taksat dhe çmimet “vrau lopët”

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, pasi  ky sektor kontribuon afërsisht me 20% në Prodhimin  e Brendshëm Bruto, kundrejt 2% që është mesatarja në vendet e BE. Por këto shifra përmbysen në sektorin e blegtorisë.

Vendi ynë arrin të prodhojë afërsisht 41 litra qumësht në vit për qytetar, ndërsa shtete si Irlanda, Holanda dhe Estoni arrijnë të prodhojnë 1900 litra qumësht për individ. Albert Kumrija, nga Lumasi i Cërrikut, deri para 5 vitesh kishte një stallë të gjësë së gjallë, ndërsa sot fermeri që shiste qumësht është shndërruar në konsumator ku qumështin e blen në supermarket.

“Tani do tju prezantoj me stallën e lopëve që është bosh. Kështu ishte vendi që mbaja lopët, tani e kam kthyer në magazinë. Ky ishte vendi ku mbaja viçat, ndërsa këtu lopët dhe ky ka qenë vendi i ushqimit. Sot s’ka asnjë me asnjë lopë dhe nuk do të vijnë më. Qumështin do vijmë ta blejmë në Tiranë, atë qumësht që vjen nga Serbia”, tregon Albert Kumrija.

Në vitin 2007, Alberti refuzoi pasaportën italiane për tu kthyer në atdhe, kursimit e emigrimit i hodhi në stallën e lopëve që brenda një dekade u shndërrua në magazinë.

“Hapa një stallë më lopë, vura 13 kokë lopë. Më mundonin shumë, bëra çdo gjë si mund t’ia dilnim, por e pashë që merrni kohë, lodhje dhe shpenzime, ndërsa fitimet me 350 lekë litri i qumështit ishte pa leverdi”, thotë Kumrija.

Edhe pse sot, një litër qumësht fermerët po e shesin 30 lekë më tepër, fitimi për blegtorët vazhdon të jetë zero, sepse paralelisht janë rritur dhe kostot e fermës.

“Tani qumështin e blej te fermerët. Mesa di e shesin 50-60 lekë, por unë prapë nëse do ta mendoja nuk do t’i hyja më një stalle. Sepse unë e shisja litrin e qumështit 35 lekë kur nafta ishte 150 lekë ndërsa kuintali plehrave 4500-5000 lekë. Ndërsa sot që qumështi kushton 50-60 lekë, nafta kushton 200-250 lekë, ndërsa kuintali i plehrave ka shkuar 14000 mijë lekë. Punon gjithë shtëpia për të ngrënë blegtoria”, shprehet Kumrija.

Alberti zhduku lopët, por ky nuk është blegtori i vetëm që i vendosi drynin stallës. Sipas të dhënave nga INSTAT, nga viti 2012-2021, Shqipëria ka 161 mijë gjedhë më pak, tkurrja e blegtorisë ka ardhur si pasojë e mungesës së politikave mbështetëse që duhet të hartojë Ministria e Bujqësisë. Për të mbijetuar pas blegtorisë, Alberti u mor me bujqësinë, me shpresën se 70 dynymët me pjeshkë do t’i sillnin fitimin e merituar, por fatkeqësisht këtë vit 1 kg  pjeshkë u shit me 35 lekë, as kësaj herë bujku nuk fitoi, por arriti të shlyente vetëm kostot e prodhimit.

Top Channel

Share: