Home Gjeo-Ekonomia Kim:100 vite nga koha kur dërguari i parë i SHBA në Shqipëri,...

Kim:100 vite nga koha kur dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, paraqiti letrat kredenciale

Ndërsa Shqipëria dhe SHBA shënuan 100 vite marrëdhënie, është pikërisht data 4 Dhjetor, kur i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Në këtë datë Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka përcjellë një video mesazh përme stë cilit shprehet se është e nderuar që I shërben vendit të saj në Shqipëri.

“Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Warren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925. 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori. Është gjithashtu e rëndësishme të njohim dhe kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë partneritet, amerikanë dhe shqiptarë, si dhe të gjithë ata që ishin aty në fillim, si zoti Grant-Smith. Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!”, thotë Kim në mesazhin e saj./Opinion.al

Share: