Nga Agron Duka
Ngushtica mes Francës dhe Britanisë së Madhe është bërë si kanali i Otrantos dikur, që u shndërrua si varrezë për shqiptarët që donin të iknin në Itali me gomone. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi për një plan të përbashkët me Qeverinë Britanike për të ndaluar emigrimin klandestin.
Por si ndalohet emigrimi klandestin?
A ndalohet ai me vendime, më ligje, kontrolle të forta policore etj?
Padyshim që jo. Edhe Enver Hoxha e rrethoi vendin me tela me gjemba dhe sërish kishte shumë nga ata që e ccanin gardhin e arratiseshin.
Mënyra e vetme për ta ndaluar emigrimin është ti motivosh njerëzit të mos ikin, duke punuar e jetuar në vendin e tyre. Nëse ata do të kenë nevojë të ikin me ccdo kusht, ata do ta gjejnë një zgjidhje. Qoftë dhe duke “shpuar” një tunëel tjetër mes Francës dhe Britanisë.
Të dhënat tregojnë se numri më i madh i atyre që ikin në këtë rrugë të rrezikshme janë nga zonat më të varfëra dhe zona rurale. Dhe këta nuk pengohen me polici, por me politika zhvillimi.
Po të mos shpenzohen qindra miliona Euro, në projekte rrugësh super të kushtueshme për shkak të korrupsionit, apo të mos vidhen paratë e financimit të projekteve në bujqësi, qeveria ka shumë më tepër mundësi të mbështesë bujqësinë, agropërpunimin, agroturizmin, zhvillimin rural, arsimimin dhe shëndetësiunë në këto zona. Ateherë njerëzit nuk kanë pse lënë shtëpitë dhe tokën e të marrin detin me not për të ikur në Britani.
Unë mendojmë se hapi i parë për ndalimin e emigrantëve ilegalë, është lufta kundër korrupsionit. Por kjo qeveri nuk mund ta bëjë atë, sepse kjo është vetë problemi.