Home KRYESORE Kuvendi nis me sherr! Përplasja mes dy fraksioneve në PD për përbërjen...

Kuvendi nis me sherr! Përplasja mes dy fraksioneve në PD për përbërjen e grupit parlamentar

Numri i  madh i çështjeve për diskutim supozohej të prodhonte një seancë parlamentare plot debate mes opozitës dhe shumicës socialiste. Por ndodhi e kundërta.  

Kaosi pushtoi sallën plenare të kuvendit. Dy fraksionet e deputetëve në PD u përplasën mes veti,  ku nuk munguan edhe ofendimet mes Flamur Nokës dhe Enkelejd Alibeajn.

Përplasja mes deputetëve demokrat nuk u shua me kaq. Një tjetër deputet Luan Baci, pjesë e grupimit Berisha vazhdoi debatin.Në kushtet kur kjo përplasje po agravohej kryetares së kuvendit Lindita Nikolla si mbeti gjë tjetër veçse të ndërpriste seancën, kur Flamur Noka “pushtoi” foltoren e parlamentit rrethuar menjëherë nga oficerët e gardës. Pas 10 minuta ndërprerje Flamur Noka artikuloi akuza të forta për grupimin Alibeaj.

Nëse do të merrni peng parlamentin nuk e bëni dot. Nuk jam këtu për të zgjidhur çështjet tuaja të brëndëshme. Nëse doni të stisni situata bllokimi e keni gabim.”- tha Lindita Nikolla.

Pas disa minutash debate kryetarja e kuvendit vendosi te përjashtoje nga seanca deputetët e opozitës që bllokuan foltoren.

Këta te fundit më në krye Falmur Nokën dolën nga salla.

Top Channel

Share: