Pak ditë para se të mbushet afati 100 ditor që kryeministri Edi Rama i vuri, drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime në rang drejtorish vendore.
Tonin Vocaj, aktualisht zëvendës drejtor i Përgjithshëm, emërohet drejtor i Policisë Tiranë, duke zëvendësuar Lorenc Paganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë.
Ermal Muca emërohet drejtor i Policisë në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet drejtor i Policisë në Fier.
Ervin Hodaj emërohet drejtor i Policisë Shkodër.
Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në muajin shtator, pas shkarkimit të Gledis Nanos me argumentin se nuk kishte përmbushur detyrat.
Gjatë prezantimit të tij, kryeministri Edi Rama i dha Rrumbullakut 100 ditë afat për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi:
“Nuk e teproj po të them se brenda 100 ditësh Policia e Shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Qoftë e largët dita ku unë do zë me gojën time një emër të vetëm oficeri policie, çoje këtu, apo aty, deri tani s’ka ardhur, nuk ka shanse të vijë”.
Top Channel