Teksa vijojnë tensionet në veri të Kosovës, përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë po zhvillohet një protestë.
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur dhe po protestojnë pasi prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në veri duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe thonë se protestojnë kundër politikave destibilizueze dhe luftënxitëse nga Serbia.
Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtarë dhe parulla në mbështetje të Kosovës, protestuesit i janë drejtuar ambasadës së Serbisë.