Sot, më datë 9 dhjetor 2022, në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Konferenca e përbashkët për Shtyp mbi publikimin e rezultateve të arritura në luftën ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Organizuar nga Polizia e Shtetit shqiptar, konferenca u mundësoi Autoriteteve italiane të paraqesin rezultatet a arritura në Fushatën e Mbikqyrjes nga ajri 2022 të kryer nga Departamenti i Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Guardia di Finanza.
Pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Muhamet Rrumbullaku, mori fjalën Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë pranë Ministrisë së Brendshme, Gjeneral Brigade i Guardia di Finanza-s, Giampiero Ianni, si edhe Gjeneral Brigade i Guardia di Finanza-s, Vincenzo Caci. Të pranishëm në Konferencë Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, Eksperti për Sigurinë – DCPC-SCIP, Salvatore Gava, dhe Komandanti i Njësisë së Kufirit Detar të Guardia di Finanza-s në Durrës, Davide D’Aponte.
Edhe këtë vit Departamenti i Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme italiane vuri në dispozicion burimet e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie specifike bashkëpunimi policor, e bashkërenduar nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në bashkëpunim me Komandën e Përgjithshme të Guardia di Finanza-s me kontributin shkencor të Konsorziumit Benecon.
Misioni italian në ndihmë të policisë shqiptare në luftën ndaj kultivimit të paligjshëm të bimëve të kanabisit, që tashmë ka mbërritur në edicionin 11°, përbën padyshim një sukses në këtë sektor dhe bën të mundur, nga njëra anë, zhdukjen e dukurisë së trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet detit dhe, nga ana tjetër, ofrimin e mbështetjes për Policinë e Shtetit shqiptar që, ndër vite, gjithmonë e më shumë ka arritur standarte të larta operative.
Në fjalën e tij, Ambasadori Fabrizio Bucci, falënderoi Policinë e Shtetit shqiptar për standartet e larta të arritura në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike, dhe përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer midis policisë italiane dhe asaj shqiptare.
Ambasadori Fabrizio Bucci u shpreh, ndër të tjera, se “nevojitet të vijojmë rrugën e bashkëpunimit duke çuar më tej luftën ndaj çdo forme të krimit pasi bashkëpunimi i ndërsjelltë mbetet e vetmja rrugë. Jemi dhe do të jemi gjithmonë e më të vendosur për të punuar së bashku me Autoritetet shqiptare. Në luftën ndaj paligjshmërisë, krimit dhe korrupsionit, Italia është dhe do të jetë gjithmonë.”