Sot, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, Komisioneri Olivér Várhelyi, si dhe krerët e shteteve apo qeverive të Shteteve Anëtare të BE-së dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Organizimi i samitit për herë të parë në rajon është një shenjë e qartë e përkushtimit të fortë të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt BE-së.
Udhëheqësit e BE-së riafirmuan angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor. Ata bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta.
Lufta e përshkallëzuar e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e vë në rrezik paqen dhe sigurinë evropiane dhe globale. Ajo nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha: “Ky samit, i mbajtur për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor, jep një mesazh të qartë për angazhimin tonë, unitetin tonë dhe partneritetin tonë të fortë. BE-ja është më e përkushtuar se kurrë për një të ardhme të përbashkët, me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së. Ne po shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i afruar rajonet tona dhe njerëzit tanë, që nga trajtimi i përbashkët i krizës energjetike deri te krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë për të studiuar në universitetet evropiane.”
Për deklaratën e plotë dhe për më shumë mbi Samitin, vizitoni: https://bit.ly/3UCtiEi
—
[ENG]
EU-Western Balkans Summit in Tirana reaffirms the EU membership perspective of the Western Balkans and EU’s strategic partnership with the region
Today, the President of the European Commission, Ursula von der Leyen, President of the European Council, Charles Michel, High Representative/Vice President Josep Borrell, Commissioner Olivér Várhelyi, as well as Heads of State or Government of the EU Member States and Western Balkan partners participated in the EU-Western Balkans Summit in Tirana. The organisation of the Summit for the first time in the region is a clear sign of the EU’s strong commitment to the Western Balkans and their path towards the EU.
The EU leaders reaffirmed the full and unequivocal commitment to the European Union membership perspective of the Western Balkans. They called for the acceleration of the accession process based upon credible reforms by partners, fair and rigorous conditionality, and the principle of own merits.
Russia’s escalating war of aggression against Ukraine puts European and global peace and security at risk. It underscores the importance of the strategic partnership between the EU and the Western Balkans region.
President of the European Commission, Ursula von der Leyen, said: “This summit, held for the first time in a Western Balkan country, gives a clear message about our engagement, our unity, and our strong partnership. The EU is more committed than ever to a common future, with our Western Balkans partners inside the EU. And we are taking every opportunity to bring our regions and our people closer together. From addressing jointly the energy crisis to opening more opportunities for young people to study in European universities.”