Home Gjeo-Ekonomia Shpërthimet në veri të Kosovës/ SHBA dënon incidentet: Nuk janë krijuar kushtet...

Shpërthimet në veri të Kosovës/ SHBA dënon incidentet: Nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet të mbahen këtë muaj

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka dënuar incidentet djeshme në veri të vendit, duke thënë që përdorimi i mjeteve shpërthyese nuk është metodë që duhet të përdoret në protesta.

Hovenier ka shtuar se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale: “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës.”

Disa shpërthime janë raportuar të martën në veri të Kosovës. Disa incidente ndodhën në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, kur zyrtarët policorë po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.Policia tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ndihmë asaj rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Të gjitha këto komuna, të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë pa kryetarë që nga fillimi i nëntorit. Ata kanë dhënë dorëheqjen, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar dhe ka udhëhequr komunat në veri, i kundërshton këto zgjedhje.

Top Channel

Share: