Home Gjeo-Ekonomia SI KA MUNDËSI QË NA VJEDHIN EDHE NË KËTË MËNYRË?

SI KA MUNDËSI QË NA VJEDHIN EDHE NË KËTË MËNYRË?

Nga Bardhi Sejdarasi

Është fundvit dhe njerëzit e janë zakon të blejnë! Blejnë për festa, por edhe për traditë: duhet tryeza plot për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Kohë krize në fakt dhe, çmimet bëjnë punën e tyre. Njerëzit janë “ngushtë” me të ardhurat, duan edhe të kursejnë, edhe për një ditë mbase më të vështirë! Dhe ndjekin raftet e supermarketeve për çmime të mira!
Po a e dini çfarë ndodh?

Ti shikon etiketa çmimesh me ulje, pra ofertë për festa! Dhe nxiton të përfitosh, sepse ke idenë që ke kursyer ca lekë! E mbush karrocën me produkte dhe i drejtohesh arkës, për të bërë pagesën duke menduar se ke përfituar nga “OFERTA”!

JO miq! Mos u gënjeni! Më ndodhi të kontrolloj rastësisht (edhe pse unë bëj gjithnjë skanimin e barkodit dhe verifikimin e çmimit) çmimin në raft, me atë në Arkë! Shihni çfarë vjedhje: në raft 330 lekë; në arkë 495!!! Si ka mundësi?

Njeriu i shkretë nuk ka mundësi të kontrollojë çdo produkt në supermarket, duke e verifikuar atë me çmimin e arkës, ku kryen pagesën! Njeriu ble në supermarket, duke i besuar shitësit që, çmimin në raft e ka të njëjtë me çmimin në arkë! Jo!

Kjo është një vjedhje banale! E poshtër! E dënueshme! Që nuk duhet të ndodhë dhe duhet ndëshkuar ashpër! Sepse ne kemi institucione, që i paguajmë nga taksat tona dhe ato duhet të veprojnë! Vjedhje e ndyrë, në mirëbesim!

Nuk po shkruaj këtu sesa prej barkodeve të produkteve të ekspozuara janë false, duke hedhur dyshim të plotë për origjinalitetin e produktit! Mesele tjetër!

Unë këtu fola vetëm për vjedhjen e “zgjuar” të fundvitit! Kur ke çmim të ulur në raft dhe çmim tjetër në arkën e pagesës, për të njëjtin produkt! Kur ke “skonto” në raft, por çmim më të lartë se një javë më parë në të njëjtin raft!

Vetëm në Shqipëri besoj se ndodh kështu në fundvit! Nuk është vetëm maskarallëk! Është krim, për ata që mezi presin të blenë e të konsumojnë diçka të lirë, në këtë periudhë festash!

Unë e provova këtë te Market Italia! Thjesht DJE! Dhe nuk e lashë me KAQ!

Share: