Home Gjeo-Ekonomia Situata në veri, Rusia bën fajtore BE-në

Situata në veri, Rusia bën fajtore BE-në

Qeveria ruse të dielën akuzoi Bashkimin Evropian (BE) se ka “formësuar” situatën në Kosovë për vite me radhë për të provokuar një përkeqësim të situatës, në mes të një rritje të tensioneve që ka bërë që Serbia të kërkojë vendosjen e saj ushtarake dhe policore në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është bazuar në deklaratat e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, ku ajo paralajmëron se situata është “në prag lufte” për shkak të veprimeve të Kosovës dhe “mosveprimit” të BE-së.

Lidhur me këtë, Zakharova përmes një mesazhi të shkurtër në llogarinë e saj në Telegram ka theksuar se “kjo situatë është pikërisht ajo që BE-ja ka krijuar prej vitesh”. /Klankosova.tv

Share: