Home KRYESORE Tashme eshte bere e veshtire te dallosh varrezat e Tiranes nga Tirana...

Tashme eshte bere e veshtire te dallosh varrezat e Tiranes nga Tirana e varreve!

Tirana e varreve! Nga Fabian Zhilla


Kisha kohe pa i vizituarit te vdekurit e mi. Sa here shkoj atje reflektoj, kuptoj me shume mbi veten dhe mbi te gjallet. Atje i gjen te gjithe, nuk ke nevoje te lesh takim, ti biesh celularit, apo ta zesh kohen me politike apo me plane biznesesh dhe femijesh.

Atje te presin ne cdo kohe dhe nuk ke nevoje te harxhohesh. Dhuratat qe mund te cosh jane lule dhe lutje. Por ne fakt atje e lexon shume me qarte Tiranen moderne. Qe nga varret e viteve 50-te te thjeshte deri tek varret e periudhes se komunizmit, pa jete dhe te zymte, por edhe ato te tranzicionit te cilat reflektojne egoizmin dhe rremujen e kryeqytetit.

Tek varret mbas viteve 2015 fillon epoka e mermerit te shtrenjte, varreve gjysem vila dhe te parcelizuara. Mbas viteve 2020 edhe varret fillojne te perdorin botox dhe operacione plastike. Tani i ndertojme varret e bukura per vete jo per te vdekurit. Duam ti tregojme te gjalleve sesa i doninm te dashurit tane me mermer kur nderkohe kishim vite pa i takuar ne te gjalle.

Tashme varret e larta sikurse dhe Tirana e kullave reflektojne hipokrizine dhe artificialitetin tone. Edhe aty ka filluar mbizoteron vulgariteti. Varrezat ashtu sikurse dhe Tirana e te gjalleve, jane te rremujshme, nuk kane rruge, sistem dhe nese nuk ke nje memorie te mire me shume gjasa ate qe e humbe ne te gjalle do ta humbesh edhe ne te vdekur.

Vdekja sikurse dhe jeta jane njesia me precize e barazise dhe kjo duhej reflektuar te pakten atje ne varreza. Tek varrezat e Tiranes jo. Edhe aty jemi te ndryshem, te fortet, politikanet dhe te kamurit, me varre si pallate dhe te tjeret (populli) me varre graniti. Kush e di sa qeshin ata pertej me ne ketej.
Me pak fjale, varrezat e Tiranes jane reflektimi me i mire i Tiranes se te gjalleve.

P.S.
Tashme eshte bere e veshtire te dallosh varrezat e Tiranes nga Tirana e varreve!

Share: