Home Gjeo-Ekonomia “Vuçiç do vijë në samit, sepse s’ka rrugë tjetër”, Rama: Do ishte...

“Vuçiç do vijë në samit, sepse s’ka rrugë tjetër”, Rama: Do ishte katastrofike për të dhe…

Teksa po mban një bashkëbisedim me gazetarë para samitit të BE me Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për refuzimin e Aleksandër Vuçiç për të marrë pjesë.

“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë”, tha Rama.

Ndërsa në lidhje me protestën e Berishës dhe deklaratat e vazhdueshme të tij se më 6 dhjetor do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tha: “Perimetri i sigurisë së Samitit, do të jetë i panegociueshëm me askënd dhe për askënd.”

360grade.al

Share: