Home KRYESORE Big Brother si kamp perqendrimi ne ekran!

Big Brother si kamp perqendrimi ne ekran!

Nga Fabian Zhilla

Ju sygjeroj te lexoni nje liber te hershem te gazetares Jennifer L. Pozner me titull “Reality Bites Back: The Troubling Truth About Guilty Pleasure TV” te vitit 2010.

Libri bazohet mbi shikimin e me shume se 1,000 ore programesh reality show prej saj. Ne konkluzion ajo thote se keto programe:

“Kane një tendencë qe të turbullojne së bashku në një orgji të vetme gëzimin, zhgënjimin dhe akuzat…keto programe janë ndërtuar për të përforcuar norma të veçanta shoqërore… te tallurit eshte me i vertet se kudo dhe tek cfare do lloj transformini qe mund te vij me pas” ne art.

Me pak fjale te tilla formate nxisin dhe kultivojne nje grup sjelljesh, ne shumicen e rasteve vulgare, duke i risjelle ato ne formen e kultures dominuese ne shoqeri. Pra mesazhi eshte. Ju jeni banale dhe shikojeni ate vete nga njerez reale dhe ne kohe reale. Dhe kjo i ben njerezit te besojne tek banaliteti dhe te humbin respektin per veten. Lexoni komentet per tifozet jashte shtepise se ‘yjeve’ ne Qafe Kashar.

Pra Big Brother i ben te mendojne shikuesit se kjo eshte kultura dominuese tek ne, ky eshte realiteti dhe ky eshte modeli. Ne fakt ’regjizura’, ‘skenaret’, ’skemat’ qe detyrojne dhe orientojne sjelljet nuk duken, madje jane kontraktuar ‘aktoret’ qe te mos flasin per ate se cfare ndodh mbas perdes.

A nuk eshte paradoks qe ne nje reality show te mos flitet per ate se cfare ndodh pas kuintave? Sic e thote bukur Mark Andrejevic “Big Brother eshte një eksperiment televiziv per te shikuar njerez nepermjet televizorit por te cilet jane te privuar prej tij”.

Big Brother kthehet keshtu ne nje fare kampi perqendrimi ku edhe aty ‘banoret’ edhe pse me vullnet te lire jane perzgjedhur sipas disa kritereve qe perputhen me filozofine e programit. Ne kundershtim nga diktatura qe te detyronte, ketu niveli i shplarjes se kultures eshte kaq i larte sa njerezit, me deshire duan te ‘internohen’ kulturalisht.

skamaturp!

Share: