Home KRYESORE Blerja e vezëve më lirë, bakshishi i majmë në restorant dhe romani...

Blerja e vezëve më lirë, bakshishi i majmë në restorant dhe romani “Pse” i Sterio Spases!

Nga Nora Malaj

Sa herë që hedh postimet ne fb mendoj jo të godas por te ndihmojë , nepermjet thenieve , librave apo situatave hipotetike ( perherë te huazuara nga libra bashkekohorë) për të ndihmuar sadopak cilin do që e lexon kete shkrim.

Perhere ajo që shkruaj nuk ka lidhje me vetën e parë , po me profesionin tim, si pedagoge e psikologjisë së edukimit dhe keshilluese per problemet psikosociale .
Dua te jap sa me shume ndihmesë ne drejtim te mendimit sa me pozitive .

Lexim te kendshem e fundjave sa me te paqte ! 🙌☀️☀️☀️

Ajo e pyeti:-“Sa është çmimi i vezëve”?
Plaku iu përgjigj:-“12 lekë kokrra”.
Ajo ia ktheu:-“Nëse mi jep me 8 lek po i blej 10 kokrra”.
Plaku itha:-“Meri me çfarë çmimi të duash se akoma nuk kam shitur asgjë sot”
Ajo i mori vezët, hipi në makinën e saj dhe iu drejtua restorantit. Porositi një drekë të shtrenjtë por nuk mundi ta konsumonte të tërën.
Kur i erdhi fatura vërejti se kushtonte 4200 lek.
Ajo i dha kamarierit 5000 lek dhe i tha ta mbante kusurin.

Pse kemi traditë te shfaqim forcën ndaj të varfrit, ndërkohë që shfaqim bujari ndaj të pasurit, të pasur që fundja nuk kanë nevojë për këtë bujari. Për restorantin nuk janë asgjë 800 lek më tepër që ajo pagoi , ndersa për të moshuarin dhe qindarkat janë mjaftueshëm shumë.

Miq, më vjen natyrshëm ti bashkëngjis këtë pasazh të mrekullueshëm nga romani “Pse”

-Ç’është jeta për ty? – e pyeta….
-Flluska sapuni, – mu përgjigj
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është më e kuptuar në botë?
-Vdekja.
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu.
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur.
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je.
-Po puna më e mençur?
-Te gëzosh të tanishmen.
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po me e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta.
-Më e ëmbël?
-Hiçi.
-Po me e rëndë?
-Fjala.
-Më e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb.
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur.
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri…
-Po me e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore.
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses.
-Po i të vobektit?
-E ardhmja…
-Nuk ju kuptoj, – i thashë për së dyti.
-Vdekja, -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime! – këto tha, dhe heshti…

Sterjo Spase!….

Njerëz duajeni njeri- tjetrin , luftoni per dashurine tuaj, largojini njerëzit qe ju helmojnë shpirtin dhe luftoni me cdo mjet që është i perberë nga miresisa e dashuria , per te mbrojtur jeten dhe lumturine tuaj .
Ju jeni unik ne llojin tuaj . Ndaj therrisni perherë prane vetes mirësine .

Ajo është mesuesja me e mire që ju ndricon mendjen tuaj dhe ne ditën me te veshtirë .

Është fat te jetosh me njerëzit e vertetë.

Mirenjohje per te gjithe qenien njerëzore . Njeriu është pajisur nga Perëndia me gjithcka që është ne gjendje ta kuptoj dhe te ndricohet ! 🙏☀️🙏

Share: