Home Gjeo-Ekonomia Gjuetia ndaj emigrantëve shqiptarë, Olta Xhaçka i përgjigjet ashpër ministrit anglez

Gjuetia ndaj emigrantëve shqiptarë, Olta Xhaçka i përgjigjet ashpër ministrit anglez

Pas sekretares të shtetit për punët e brendshme Suela Breverman, një tjetër ministër shteti i kabinetit të qeverisë angleze, i kthen emigrantët shqiptarë në Angli në tabelë qitje.

Në këtë deklarim të Robert Jenrick, ministër shteti  në Home Office, e vendos theksin tek gjuetia e gjetjes së emigrantëve shqiptarë, ndalimi e më pas deportimi i  tyre nga UK Border Agecency, Agjensia Britanike e Kufirit.

Ky deklarim i ministrit Jenrick,është bërë në momentin kur 43 shqiptarë mes tyre emigrantë ilegal dhe disa të tjerë që kishin mbaruar dënimet në burgjet angleze, po dëboheshin drejt Tiranës.

Në një kohë kur në Angli mbërrin emigrant nga vende të ndryshme, Robert Jenrick me qëndrimin e tij dëshmon qasjen e një politike selektive, ndaj shqiptarëve që mbërrin në Angli.

Sikurse edhe me qëndrimet e Suela Breverman, reagoi ashpër shefja diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka për deklarimin më të fundit të Robert Jenrick.

 Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin. Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe   ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë, ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.  Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, tha Xhaçka.

Sakaq gazeta Sunday Times shkruan se dy muajt e fundit është ulur në maksimum numri shqiptarëve që shkojnë  me gomone drejt Anglisë.

Këtë ulje kjo gazetë e lidh me retorikën e ashpër dhe vendosmërisë të qeverisë angleze, për të dëbuar shqiptarët e mbërritur ilegalisht.

13,000 shqiptarë mbërritën në brigjet angleze përmes gomoneve gjatë vitit 12 muajve të vitit të shkuar.

Top Channel

Share: