Nga Ana Llazo
Bullizmi është një fenomen i përhapur në shumë shoqëri rreth botës. Ai konsiderohet si ngacmim i një çeshtje universale në rritje që përfshin dhunën mendore dhe fizike në të njëjtën kohë. Ndodh që individë ose grupe te caktuara i referohen sjelljeve të dhunshme dhe agresive ndaj nje grupi ose individi tjeter pa ndonjë qëllim te caktuar. Bota është e bukur sepse njerëzimi është i ndryshëm. Ka diversitet në kulturë, origjinë, ngjyrë lekure dhe zakone, por ky diversitet krijon dallime dhe e ben cdo qenie njerëzore të veçante dhe unik.
Disa janë të forë dhe disa të dobët por eshte e natyrshme qe te fortet perpiqen te dominojne mbi te dobetin. Ne mund te perballemi me bullizmin kudo në ambjente te ndryshme por më dominues eshte ne shkolle dhe në punë. Një problem serioz është veçanerisht shkolla. Adoleshentet perballen me dëmtime afatgjata emocionale dhe fizike.
Ngacmimi mund të ketë një efekt negativ në të gjithë mjedisin shkollor duke cuar ne mungese besimi dhe në renie te performances akademike. Është e rendësishme te njohesh heret dhe te marresh hapa per ta parandaluar bullizmin ne shkolla.
Disa hapa te thjeshte qe çdo shkolle mund ti bëjë;
1 Edukimi i nxenesve per ndikimin e ngacmimit dhe respekti per te tjeret.
2 krijimi i nje atmosfere pranimi dhe perfshirjeje ne mjedisin shkollor.
3 Promovimi i marrdhenieve pozitive midis nxenesve dhe stafit.
4 Sigurimi i keshillimit dhe mbeshtetjes per viktimat e ngacmimit.
5 Krijimi i nje klime kunder ngacmimit duke u zbatuar rreptesisht.
Por përveç shkollës kush tjeter luan një rol te rendesishem per te parandaluar bullizmin?
Është detyra e prinderve qe vazhdimisht ti predikojne femijeve ne moshe shume te vogel qe te mos ngacmoje askend pavaresisht origjines, ngjyres se lekures , races dhe gjithçkaje. Pra, familja luan nje rol të rendesishem sepse nga aty nis gjithçka pasi rrenjet e saj të ndihmojne të rritrsh dhe të bëhesh individ i denjë i një shoqërie.
Nëse ne si shoqëri kemi nevojë të zhvillohemi pa paragjykuar njëri tjetrin duhet të jemi aktive ndaj dekurajimit te ngacmimeve të ndryshme.Vetem kështu do ta bëjmë botën tonë një vend më të mirë dhe më të sigurte per te gjithe.