Home KRYESORE Deputeti i PD kërkesë zyrtare: Autoriteti i Dosjeve të verifikojë nëse deputetët...

Deputeti i PD kërkesë zyrtare: Autoriteti i Dosjeve të verifikojë nëse deputetët e Kuvendit kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ,nëse dhe kush ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

“Kam vendosur di drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te kuvendit te shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion, nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i sigurimit te shtetit’, shprehet ai.

foto galeri
Share: