Home KRYESORE Dita e Holokaustit/ Kreu i Organizatës Botërore të Hebrenjve: Nuk do e...

Dita e Holokaustit/ Kreu i Organizatës Botërore të Hebrenjve: Nuk do e harrojmë kurrë si i ndihmoi Shqipëria

Holokausti është përkujtuar me praninë e 33 personaliteteve të larta izraelite, shqiptare dhe nga rajoni në një mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ismail Kadare, përshëndeti të ftuarit duke kujtuar takimet e tij me nobelistin Elie Wiesel. Ndërsa personalitetet izraelite vendosin kurora me lule në Memorialin e Holokaustit në Parkun Kombëtar. Yaakov Hagoel, kreu i World Zionist Organization na tregon përshtypjet e tij nga Shqipëria.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i emocionuar. Keni një vend të mrekullueshëm. Gjithashtu nuk do të harrojmë kurrë se sa vërtetësisht ju i ndihmuat hebrenjtë gjatë holokaustit.  Por edhe më vonë gjatë historisë ka një partneritet të vërtetë mes hebrenjve dhe shqiptarëve. Patëm privilegjin të vizitonim disa vende. Së pari shkuam tek memoriali, më pas në Parlament dhe bëmë një diskutim rreth të rëndësishëm rreth historisë dhe ditës ndërkombëtare të holokaustit. Takuam presidentin dhe e kuptuam sa dashuri ka këtu për njerëzit e Izraelit”- u shpreh Yaakov Hagoel.

Në Akademinë e Shkencave, ku profesorë shqiptarë e izraelitë, ofruan studime për herë të parë mbi bashkëjetesën mijëvjeçare shqiptaro hebraike. Ndërkohë që 27 janari finalizoi këto aktivitete me një konferencë kushtuar 31-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Së pari më vjen mirë që shoh infrastrukturën e duhur për të zhvilluar marrëdhëniet tona për hapat e ardhshëm. Sot një delegacion i madh ka ardhur nga Izraeli. Unë nuk prezantoj vetëm Izrealitët e Izrealit, por izrealitët e të gjithë botës. Dhe prandaj kam marrë përgjegjësinë që të përcoj mesazhin e të gjithëve”

Cili është roli  hebrenjve sot në botë? E keni gjetur tokën e premtuar?

Yaakov Hagoel: Po. pas 2000 vitesh në ekzil ne e gjetëm tokën e premtuar dhe jemi shumë të lumtur aty. Ju ftojmë dhe ju të vini, të vizitoni Izrealin. Por njëkohësisht i ftoj dhe izraelitët të vijnë këtu në Shqipëri. 

Ditën e djeshme parlamenti zhvilloi një seancë plenare në nderim të 6 milionë viktimave, me praninë e krerëve të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve izraelitë.

Top Channel

Share: