Përgatiti Albert Vataj
Të kuptosh ç’është e drejtë, të ndjesh ç’është e bukur, të dëshirosh ç’është e mirë, ja kush është qëllimi i jetës së arsyeshme, thotë Platoni (427 p.e.s. deri 347 p.e.s.)
Ai njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hyjni, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të behet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit.
Sipas Platonit, shpirtit i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, “hije” idhuj të botës reale.
Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend.