Home Gjeo-Ekonomia Rritje e pagës minimale apo taksë negative mbi të ardhurat?

Rritje e pagës minimale apo taksë negative mbi të ardhurat?

Nga Irena Beqiraj

Kryeministri Rama ka folur sërisht për rritjen e pagës minmale duke e cuar ate në 40,000 lek .

Para se ta marr këtë vendim qeveria duhet të ketë parasysh :

  1. se paga minimale duhet të jetë brenda intervalit 60%-80% të medianës së pagave. Mediana e pagave në Shqipëri është rreth 40,000 lek. Sipas këtij rregulli, paga minimale nuk duhet të tejkalojë 32,000 lek.
  2. Faktori i dytë referues në përcaktimin e pagës minimale është struktura ekonomike e vendit edhe produktiviteti për puntor në sektorët kryesorë të kësaj strukture. Në stukturën aktuale ekonomike, të tejngopur me kompani të vogla të cilat operojnë kryesisht në sektorët e tregëtisë dhe shërbimeve, ku produktiviteti është shumë i ulët edhe ku vetëm pagat zënë rreth 35 % të kostove, cdo rritje e pagës minimale pa marrë në konsideratë këto dy faktorë përcaktues mund të sjellë efekte të padëshurueshme zinxhir në ekonomi.

Rritjet e kostos biznesit i cili duhet të paguajë edhe më shumë sigurime shoqerore do të përpiqet ti trasferojë ato ose tek rritja e mëtejshme e cmimeve, ose do të rrisë evazionin, pse jo mund të rezultojë dhe në ulje të punësimin formal.

Por përtej rritjes se pagës minimale ka edhe një alternativë tjetër të ciëln e kanë përdorur edhe e përdorin gjerësisht ekonomitë , ai është subvencioni i pagave me anë të tatimit negativ .

Ideja është shumë e vjetër. Anglia zbatoi në 1795 sistemin e quajtur “Speenhamland” si një formë lehtësimi që synonte të kompensonte rritjen e çmimeve të bukës , gjatë Luftërave Napoleonike. Megjithëse skema u kritikua pasi nxiste punëdhënësit të paguanin paga nën nivelin e jetesës, pasi tatimi negativ kompensonte diferencën, skema u ringjall në shekullin e njëzetë, dhe nga askush tjetër por nga liberali i tregut të lirë Milton Friedman.

Në vitin 1962, Friedman propozoi një “taksë negative mbi të ardhurat”, ku njerëzit që fitonin nën një prag të caktuar në vend që t’i paguanin taksa do të merrnin të ardhura shtesë nga qeveria. Ideja ishte që njerëzit që largoheshin nga puna për shkak të pagës së ulët të ktheheshin në punë.

Eksperienca ka treguar se me gjithë përpjekjet për të rritur nivelin e të ardhurave të fituara duke rritur nivelin e pagës minimale, asnjë vend asnjëherë nuk ka siguruar të ardhurat për jetesë , me anë të saj.

Shkurtimisht, nëse KM e ka seriozisht idenë për të siguruar “të ardhura jetese” për të gjithë, edhe kjo nuk është thjesht një “ndjeshmëri momentale “me strukturën e ekonomisë shqiptare qeveria duhet të lëvizë drejt idesë së të ardhurave “bazë” pavarësisht nga tregu i punës.

Share: