Home Gjeo-Ekonomia Përfundon takimi për Asociacionin, reagon ambasadori amerikan

Përfundon takimi për Asociacionin, reagon ambasadori amerikan

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të takimit të sotëm lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka shkruar se vazhdojnë të diskutojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane  për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Deklarata vjen pas një diskutimi të mbyllur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Marrëveshja për formimin e këtij asociacioni është arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por nuk është zbatuar kurrë.

Në diskutim morën pjesë zyrtarë qeveritarë, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe diplomatë.

Ambasada amerikane tha përpara diskutimit se pret të dëgjojë “opinione të menduara mirë”.

Top Channel

Share: