Home Gjeo-Ekonomia Turizmi ne kohen e mbretit Zog. Përse historinë e Shqipërisë duhet ta...

Turizmi ne kohen e mbretit Zog. Përse historinë e Shqipërisë duhet ta mësojmë nga te huajt !?

Nga Zak Topuzi

Përse historinë e Shqipërisë duhet ta mësojmë nga te huajt !!

Për një emision mbi reklamat e huaja qe shesin lire Shqipërinë, mu desh te hyj ne Wikipedia e faqen zyrtare te AKT dhe vjen zhgënjimi nga manipulimi i historisë.

Është interesante të mësosh që turizmi shqiptar ka filluar ne vitet 30 atëherë kur ka fillimet si industri dhe ne Evrope. Zogu , krijoj “Entin Kombëtar te Turizmit” duke krijuar zyrat e Turizmit ne qytetet kryesore te vendit. U mor vetë me familjen për të promovuar e reklamuar vëndin. Jo vetëm që pati vizionin të hidhte themelet e turizmit, por pati dhe rezultate shumë të mira që vitin e parë, siç shkruhet më poshtë në librin – “The Albanians” të Edwin E. Jacques. Në vitet 30 , papritur Shqipëria u kthye në një nga destinacionet turistike ( pas zbulimit te Butrintit ne 1928) ku përgjithësisht agjencitë italiane sillnin turistë një ditorë ne Butrint dhe vazhdonin lundrimin e tyre me vapor drejt Korfuzit. Mund t’a krahasojmë këtë lloj udhëtimi , si një nga udhëtimet me Kroçerë të asaj kohe. Gjithashtu ne zonën e Lezhës funksiononte “Turizmi i Gjuetise” nga turizmin me te përhapur ne atë kohe.

Dhe fatkeqësisht ne Wikipedia gjen mashtrimin e radhës: “Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) është institucion publik, i cili është i varur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Fillimisht ajo është themeluar në Maj 2005 me emrin Enti i Turizmit Shqiptar dhe më vonë me datën 14/05/2007, në bazë të Ligjit nr. 9734, ky institucion mban emrin Agjencia Kombëtare e Turizmit”.

Kujt i shërben injorimi i zhvillimeve te vendit para 1944 !!!

Share: