Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan hodhi poshtë të gjitha pretendimet se ai nuk është i legalizuar nga Kushtetuta turke për të kandiduar për një mandat të tretë si president.
“Tani shoh se frika (e opozitës) për të humbur kontrollin e saj në skenarët e kaosit të lidhur me ditën e zgjedhjeve po pushton zemrat e tyre. Në kutinë e votimit i mundëm të gjithë kundërshtarët, pasi nuk pranuam asnjë mënyrë apo metodë tjetër përveç vullnetit kombëtar. Shpresoj se jeni gati. A jemi gati të marrim fitoren nga kutia e 14 majit? Ata, historitë e të cilëve janë plot me patronazh, grusht shteti dhe kriza, kanë vështirësi të kuptojnë fuqinë e vullnetit kombëtar”, vijoi presidenti turk, sipas ERT.
“Mjaft, themi ne, me ata inxhinierë politikë të mbështetur nga të huajt që u kthyen në tryezën gjashtëshes që të zgjidhnin vullnetin kombëtar. Ashtu siç i dhamë fund grushtit të shtetit dhe tradhtive terroriste, shpresoj të varrosim tutelën e tryezësnë kutinë e votimit të 14 majit dhe për të frustruar ata që duan të sundojnë vendin tonë nga larg. Mblidhni të gjithë në tryezën e gjashtëshes, vendosni FETO-n, PKK-në, organizatat terroriste, shtoni mediat botërore, ish-shërbimet e inteligjencës, politikanë dhe përfaqësues të imperialistëve. Të shohim se çfarë do të thotë e gjithë kjo përballë fuqisë së vullnetit kombëtar”, tha Erdogan./Opinion.al