Home KRYESORE “Zot të dua”, fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI!

“Zot të dua”, fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI!

Ai shfaqet i veshur me xhaketë të kuqe dhe me kapuçin në kokë. Këto janë pamjet e para të trupit të Joseph Ratzinger të publikuara nga zyra e shtypit e Vatikanit. Benedikti XVI ndodhet në kapelën e Manastirit Mater Eçlesiae, ku jetoi pas dorëheqjes së tij. Në sfond, shihet një skenë e lindjes së Krishtit dhe pema e Krishtlindjes. “Zot, të dua”, ishin fjalët e fundit të Papës Emeritus të shqiptuara në italisht, të dëgjuara nga personi që i qëndroi pranë.

Pas vdekjes së Papa Ratzinger, komentet dhe kujtimet vijnë nga atdheu i tij, Gjermania. “Ai ishte njëri prej nesh” dhe unë “kam qenë gjithmonë krenare për të”, thotë Hildegard Webeck, një banore e Marktl, vendlindja e Benediktit XVI. “Kur Papa erdhi për të vizituar Marktl në 2006 unë isha atje, prita tre orë por i dhashë dorën. Ia vlejti, isha aq afër si me ju tani”, thotë 82-vjeçarja.

Për zonjën Webeck, Papa emeritus ishte “i këndshëm, ai përcolli qetësi, ai nuk donte të ishte në qendër të vëmendjes, ai ishte këtu dhe shtrëngoi duart me të gjithë, ai gjithashtu foli me njerëzit, është diçka që më emociononte. Shpesh në vitet e fundit, duke kaluar para shtëpisë së tij në shesh, mendoja për të dhe shëndetin e tij”.

Për Papën ranë edhe kambanat e kishës së Shën Osvaldit në Marktl. Ata e bënë këtë nga ora 12 deri në 12.15. Gjithashtu në shumë qytete të tjera bavareze këmbanat kanë rënë në kujtim të Benediktit XVI, shpjegon teologu Franz Haringer.

Në dhomën ku ai ka lindur sot ka një cohë të zezë, një qiri të bardhë dhe një trëndafil të bardhë./Opinion.al

Share: