Home Gjeo-Ekonomia “Asnjë s’e mendonte se Rusia do na sulmonte”, ukrainasja që jeton në...

“Asnjë s’e mendonte se Rusia do na sulmonte”, ukrainasja që jeton në Shqipëri rrëfen përjetimet e luftës

Ukrainasja Oksana Genkina, e cila jeton në Shqipëri, dha një intervistë me Skype për emisionin “Lufta dhe Paqja” me gazetarin Artur Zheji, ku foli përjetimet rreth asaj që po ndodh prej një viti në Ukrainë. Ajo tha se familja e saj ndodhet ende në Kharkiv ndërsa shtoi se asnjë ukrainas s’e ka menduar se do të shpërthente lufta.

“Pavarësisht se është më e lehtë se ukrainasit e mi që ndodhen aty, nuk është e lehtë. Një pjesë e familjes time vazhdon të jetojnë në Kharkiv, që nesër mbush një vit që ka filluar genocidi. Asnjë ukrainas se ka menduar se një ditë do të fillojë lufta sepse të gjithë e dimë që në kohën e Bashkimit Sovjetik, pavarësisht se janë dy shtete me vete, nuk ka menduar njeri se do të luftohet Rusia kundër Ukrainës.”, tha ajo.

Ndërkohë, gazetari Artur Zheji e pyeti edhe për akuzat që ka ngritur Putin se do të bënte denazifikimin dhe se do të shëronte popullin ukrainas nga nazistët kanë uzurpuar pushtetin. “A mendoni se ka pasur një kërcënim nazist?”, e pyeti Zheji, “Patjetër që jo. Kjo është përralla e radhës e agresorit.”, tha ajo

360grade.al

Share: