Home KRYESORE “Nuk e bleu dot gjykatësin”, Spartak Ngjela: Ja çfarë do të bëjë...

“Nuk e bleu dot gjykatësin”, Spartak Ngjela: Ja çfarë do të bëjë Berisha më 3 mars

Spartak Ngjela thotë se protesta e 3 marsit e thirrur nga Sali Berisha, është kundër gjykatës, e cila në po të njëjtën datë, do të marrë vendimin për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Ngjela shprehet se sipas retorikës së Berishës, ky i fundit nuk ka arritur ta blejë dot gjykatësin e kësaj çështjeje.

Ndër të tjera, Ngjela deklaroi se nëse rrëzohet vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, atëherë për të do duhet të fillojë një proces penal.

“Fakti që Berisha bën protestë në datën 3, ditën e gjyqit, kuptohet që është kundër gjykatës dhe ajo që kuptoj unë, nuk e paskan blerë dot. Por duan ta trembin me populizëm. Duhet të presim sesi do vijnë ngjarjet. Do ketë kurajo gjykata që të zbatojë ligjin?

Mënyra sesi sillen këta, na japin të kuptojë se gjykata do të zbatojë ligjin, jo si ai i faktit, gjykatësi i faktit që ka rënë brenda, sepse PD-ja është person juridik dhe duhet t’i zgjidhte brenda strukturave të veta.

Edhe Kongresin duhet ta thërriste struktura e tyre, gjetën një gjyqtar që ua pranojë të tëra. Por këtu janë 3 gjyqtarë tani, çfarë do bëhet? Nëse ata e rrëzojnë, do duhet të fillojë proces penal për Zhukrin, është i paligjshëm”, theksoi ai.

360grade.al

Share: