Sot ka përfunduar afati i aplikimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se tre gjyqtarë kanë shprehur interes Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.
Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.